Një tjetër medalje mund të fitojë sot Kosova në Hungaria. Këtë mund ta fitojë xhudistja kosovare Loriana Kuka.

Vajza nga Peja, do të luftojë në finale për medaljen e artë në “Grand Slamin e Budapestit”.

Xhuditja jonë do të garojë në kategorinë -73 kilogram, e cila rrethin e parë do ta kalojë pa luftë, e në rundin e dytë e pret fituesen e duelit, Munkhtsetseg Otgon – Patricija Brolih.

Gjasat janë të mëdha që pas Distrie Krasniqit edhe Loriana Kuka të fitojë medaljen e artë.

Ndërkaq, në rrethin e dytë të kësaj gare, dje u eliminuan Akil Gjakova e Laura Fazliu.