Manchester United dhe RB Leipzig kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

Klubi i madh anglez vjen nga një fitore e madhe në udhëtim te Paris Saint-Germain dhe synon fitoren e dytë në grup, shkaku edhe i terrenit vendas.

Ndërsa mysafirët gjithashtu kanë fituar ndeshjen e parë në grup dhe dëshirojnë rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë. Leipzig sezonin e kaluar ishte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për herë të parë mesfushori holandez, Donny Van de Beek do të jetë titullar për Manchester United që nga transferimi i tij nga Ajax.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të gjermanëve në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve, takim që zhvillohet në Old Trafford nga ora 21:00.

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Shaw; Pogba, Matic, Fred; Van de Beek; Greenwood, Martial;

RB Leipzig:  Gulasci; Konate, Upamecano, Halstenberg; Hendrich, Nkuku, Kampl, Angelino; Olmo, Poulsen, Forsberg; / VAR Kosova/