Me vetëm një goditje në drejt portës, Kosova arriti të shënojë gol. Ishte Florent Hadergjonaj ai që shënoi gol pas gabimit të portierit kundërshtar.
Por të parët në këtë ndeshje shënuan vendasit. Maqedonia e Veriut kalojë në epërsi me ndihmën e Kolollit.
Devijimi i tij e dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë epërsinë e parë për vendasit.
Maqedonia e Veriut e shënoi edhe golin e dytë, pak minuta pasi Kosova barazojë shifrat me anë të Hadergjonajt.
Për rezultatin e pjesës së parë Maqedonia e Veriut 2 – Kosova 1, u përkujdes Darko Velkovski në minutën e 33-të, pas asistimit të shqiptarit Enis Bardhi.
Bashkë me Bardhin në lojë për Maqedoninë e Veriut janë edhe katër shqiptarë të tjerë./VAR Kosova/