Khabib Nurmagoemdov u pensionua nga UFC pas fitores kundër Justin Gaethje.

Por për largimin e tij nga ky sport, nuk ishte në dijeni fare trajneri i tij, Javier Memndes.

Ai ka thënë se ka mbetur i shokuar kur ka dëgjuar fjalinë e yllit të UFC-së për pensionim nga MMA.

“E mësova atë gjë kur ai ishte duke e zhvilluar fjalimin e tij pas fitores ndaj Justin Gaethjes. Mbeta i shokuar”, ka thënë ai në një intervistë për Submission Radio.

“Isha disi sikur, çfarë? Mendoj, ai kishte një fytyrë të pikëlluar. Për mua ishte një moment shokues”, ka shtuar më tej ai.

Khabib e mbylli karrierën si njëri ndër më të mirët në UFC me një rekord prej 29 fitoresh, asnjë barazim dhe asnjë humbje.

Pas triumfit në MMA, Khabib tha se i ka premtuar nënës së tij dhe babait tashmë të ndjerë se do të pensionohet nga sporti i arteve marciale të përziera posa të përfundojë takimin dhe kjo gjë ndodhi.