Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me formën e dobët, duke u mposhtur nga Sllovenia me rezultat 0:1 në stadiumin Fadil Vokrri, shkruan VAR Kosova.

Pas ndeshjes së sotme, ish-mbrojtësi i Kosovës dhe anëtari i Feronikelit, Alban Pnishi ka thënë se për këto ndeshje është dashur të ftohet Mirlind Daku i Ballkanit.

“Mirlind Daku e ka merituar një ftesë nga Challandes pasi i ka shënuae 10 gola me Ballkanin. Nuk ishte Vedat Muriqi në këto ndeshje dhe ai ka merituar të ftohet”, ka thënë Alban Pnishi në “KTV”.

I pyetur për ndonjë ftesë eventuale nga Challandes në këtë kohë, ai deklaroi:

“Konkurrenca është shumë e madhe dhe nuk pres që të ftohem momentalisht. Nëse ftohem gjithmonë jam gati”, përfundoi ish reprezentuesi i Kosovës në kohën e përzgjedhësit Albert Bunjakit. /VAR Kosova/