Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka udhëtuar për në Shkup për të qenë prezente në ndeshjen historike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ministrja Dumoshi duket se ka pasur qasje në hotelin në të cilin janë akomoduar futbollistët dhe stafi i Kosovës, pasi ka publikuar një fotografi me Edon Zhegrovën, shkruan Insporti.com.

Dumoshi ka publikuar këtë fotografi me mbishkrimin “Gati për fitore”, duke shprehur mbështetjen e saj për Kosovën para sfidës së rëndësishme.

Megjithatë, koha nuk është për fotografi para kësaj ndeshje, duke ditur rëndësinë e saj. Futbollisti Zhegrova dhe të tjerët do të duhej të ishin të fokusuar vetëm për ndeshjen dhe të mos pengohen nga figurat politike apo nga dikush tjetër.

Në “Todor Proeski” në Shkup, “Dardanët” do të përballen sonte me Maqedoninë e Veriut nga ora 20:45.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshjes përballet me fituesin e ndeshjes tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi.