Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka vendosur që ta përfshijë në skuadër djalin e ish-portierit të Los Blancos, Santi Canizares, Lucas.

Ai do të jetë portieri i tretë i kampionëve të Spanjës, në ndeshjen që Real Madrid e zhvillon të shtunën me fillim prej orës 18:30.

Djali i Santi Canizares iu bashkua Real Madridit në sezonin 2014/15 sa ishte 12 vjeç, shkruan Marca.

Lucas do të takohen në dhomat e zhveshjes me kapitenin Sergio Ramos, i cili ishte bashkë me babanë e tij në Kupën e Botës 2006 në Gjermani, edhe pse nuk luajtën në një ndeshje së bashku.

Këta janë futbollistët e ftuar nga Zidane:

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin dhe Lucas Canizares.

Mbrojtësit: Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho Fernandez, Marcelo dhe Ferland Mendy.

Mesfushorët: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde dhe Isco.

Sulmuesit: Karim Benzema, Marco Asensio, Lucas Vazquez, Luka Jovic, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes./VAR Kosova/