Kampioni aktual i Francës, Paris Saint-Germain, ka fituar ndeshjen kundër Nimes me rezultat 0-4.

Dy gola për mysafirët u shënuan nga ylli francez, Kylian Mbappe.

Golin e parë Mbappe ia ka dedikuar një personi shumë special.

Bëhet fjalë për një tifoz të PSG, një djalosh i quajtur Lucas, i cili po lufton me sëmundjen e kancerit.

Pa shënimit të golit, Mbappe ka festuar duke zbuluar mbishkrimin në bluzën e tij ku shkruante: Ke guxim Luca, unë jam me ty./VAR Kosova/