Ish-futbollisti i Shqipërisë, Klodian Duro, është trajner i ri skuadrës nga Drenasi, Feronikeli.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka postuar fotografi me Duron të shoqëruar me postimin që mund ta lexoni më poshtë.
Futbolli i Kosovës, e në veçanti Feronikeli, klubi ynë i zemrës, është bërë me trajner të ri, legjendën e kombëtares së Shqipërisë, trajnerin e tri klubeve të mëhershme, Klodian Duron.
Me kënaqësi të madhe, e prita në shtëpi, për t’i thënë se edhe në Gllanasellë është në shtëpi të vet, është i mirëseardhur dhe presim me padurim, kapacitetet e tij dhe përvojën e madhe t’i bart te lojtarët e Feronikelit.
Përvoja e tij, edhe si futbollist dhe trajner, është tepër e çmuar.
Falënderoj Naser Ramën që na ka ofruar këtë mundësi që ta kemi në mesin tonë, Klodianin, legjendën e futbollit shqiptar, pavarësisht rrethanave.
Komuna e Drenasit, do të qëndroj pranë klubit tonë me të gjitha mundësitë që ka, për të rikonfirmuar se jemi kampion, me Klodian Duron, mund të arrijmë sërish, në krye të elitës së futbollit të Kosovës, aty ku e meritojmë.
Në shenjë mirënjohjeje e respekti për Klodian Duron, për vizitën e parë në shtëpinë time, ia dhurova një top të sportit më të dashur në botë, për ta nderuar dhe shprehur kënaqësinë që është në mesin tonë, legjenda e futbollit shqiptar.
Suksese kampion, ju faleminderit për vizitën!