Tri pikë mjaft të vlefshme ka marrë sonte Dinamo Zagreb që e ka mposhtur Wolfsberger me rezultat 1:0 në kuadër të ndeshjeve të treta në Ligën e Evropës.
Në këtë ndeshje në 45 minuta e pjesës së dytë te Dinamo ka luajtur futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati.
Ai pati një paraqitje të mirë, derisa nga “Whoscored” është vlerësuar me notën 6.1.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Lovro Majer i Dinamos me notën 8.3.