Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur fitore ndaj Kazakistanit në “Air Albania” në kuadër të Ligës së Kombeve me rezultat 3:1 .

Pas ndeshjes Amir Abrashi foli për mikrofonin e Digitalb duke thënë se nuk e ka ditur se ka dy kartona dhe se e ka kuptuar vetëm pas ndeshjes.

“Me rëndësi që kemi fituar, unë gjithmonë dha maksimumin për ta fituar ndeshjen, komplimente për të gjithë ekipen. Më sa pari hina me kokë, gjysmë – gjysmë nuk bën, ja me hi mirë, kjo është me besim. E kam ditur që këta janë agresivë, ka me kanë me duele, fusha nuk ka qenë e lehtë. Kemi çuna tjerë që janë në formë, unë besoj se do të fitojmë, pas ndeshjes e mora vesh që kam dy kartonë, nuk ka problem kemi çuna tjerë për ta fituar ndeshjen”, deklaroi Abrashi.

Abrashi do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Bjellorusisë për shkak të kartonëve të verdhë, pasi është ndëshkuar në dy ndeshje radhazi.

Cikalleshi (’16), Ismajli (’23) dhe Manaj (’61) i shënuan golat e fitores sonte për Shqipërinë.

Ndërkaq, për Kazakistanin realizoi Abiken, një gol të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës.

Shqipëria me këtë fitore shton gjasat për të fituar grupin, pas në ndeshjen e fundit takohet me liderin e grupit Bjellorusinë.

Pas kësaj fitore renditet në pozitën e dytë me tetë pikë në grupin C4 në Ligën C.