Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur fitore ndaj Kazakistanit në “Air Albania” në kuadër të Ligës së Kombeve me rezultat 3:1.
Shqipëria këtë ndeshje e kishte me pa tjetër ta fitonte dhe këtë e bënë pa ndonjë problem të madh.
Pas ndeshjes portieri Etrit Berisha foli për mikrofonin e Digitalb duke deklaruar se nuk ka probleme me Elseid Hysaj sa i përket shiritit të kapitenit.
“Si sot asnjëherë, ishte një moment që u shokuam, mirëpo pas atij goli ndikoi pak e lëshuma iniciativën, gjërat që ndodhen, çdo portier do ta kishte të vështirë. Të them të drejtën bëri një goditje shumë të mirë, topi mori një trajektore të mirë, goditja ishte shumë e fortë, gjithçka shkoi shumë shpejtë. Po me siguri pasi atij goli ndeshja u hap, por nuk bëri diçka më shumë. Kjo gjë është duke u bërë monotone, nga ana juaj, unë me Hysaj kemi raporte shumë të mira dhe jemi shokë të mirë”.
Berisha në dy ndeshjet e fundit ka bartur shiritin e kapitenit pas vendimit të Reyës, për t’ia hequr Elseid Hysajt pas humbjes me Bjellorusinë një muaj më parë.
Cikalleshi (’16), Ismajli (’23) dhe Manaj (’61) i shënuan golat e fitores sonte për Shqipërinë.
Ndërkaq, për Kazakistanin realizoi Abiken, një gol të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës.
Shqipëria me këtë fitore shton gjasat për të fituar grupin, pas në ndeshjen e fundit takohet me liderin e grupit Bjellorusinë.
Pas kësaj fitore renditet në pozitën e dytë me tetë pikë në grupin C4 në Ligën C.