Valon Berisha ka vazhduar me paraqitje të mira në kampionatin francez për skuadrën e Reims, shkruan VAR Kosova.

Ylli i Kosovës asistoi për mrekulli te goli i dytë i Reimsit, i shënuar nga Faes në minutën e 26-të.

Për paraqitjen e tij sot, “WhoScored” e vlerësoi Berishën me notën 7.4.

Ndryshe, Arbër Zeneli nuk është ftuar fare sot nga Reimsi.

Reimsi është përballur me Strasbourgun në kuadër të javës së nëntë në Ligën 1.

Reimsi e ka fituar këtë sfidë me rezultat 2:1, derisa Berisha ka dhënë një asistim fenomenal. /VAR Kosova/

Image