Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, në konferencën për media të mbajtur para ndeshjes me Shqipërinë, ka folur për shumë çështje.
Temë e konferencës ishte edhe ftesa për sulmuesin e Ballkanit, Mirlind Daku në Kombëtaren A.
Daku këtë edicion me Ballkanin ka shënuar 17 gola në 11 xhiro.
“Daku ka bërë paraqitje të mira, është futbollist i ri dhe ka shënuar shumë gola. Kështu që, më duhej ta ftoja”, deklaroi trajneri zviceran.
“Për mua është e rëndësishme të ftoj futbollistët më të mirë, jo për t’u dhënë kënaqësi. Pasi nuk kemi shënuar shumë gola dhe ai ka shënuar, kjo është arsyeja që e kemi ftuar. Dua të kem konkurrencë sa më shumë në skuadër”, tha Challandes.