Sot (e diel) është zhvilluar ndeshja ndërmjet Sparta Rotterdam dhe Heerenveen në elitën e futbollit holandez.
Heerenveeni e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Rotterdamit me rezultat të thellë 1:4.
Në radhët e Heerenveen është edhe reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresevic.
Dresevic u inkuadrua në këtë përballje në minutën e 75-të takimit, derisa rezultati ishte 0:4 për skuadrën e tij.
Futbollisti i Kosovës u fut në fushë në vend të bashkëlojtarit të tij, Benjamin Nygren.
Heerenveeni i Dresevicit aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelën e klasifikimit në Eredivisie dhe ka 16 pikë.