Real Madrid shënoi golin e parë kundër Interit në Ligën e Kampionëve me golin e sulmuesit francez Karim Benzema, por ky gol nuk duhej të numërohej.
Deri te goli erdhi pas një pasimi të kthyer nga Achraf Hakimi.
Mirëpo, marokeni u pengua nga Ferland Mendy, sipas ekspertit të referimit, Juan Andujar Oliver.
Ai ka thënë për Marca se goli do të duhej të anulohej.
“Ishte faull në Achraf nga Mendy, para se ai të tentonte të kthente topin mbrapa”, ka thënë Andujar Oliver.
“Francezi e largoi nga fusha ish-futbollistin e Real Madridit”, ka thënë ai./VAR Kosova/