Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka folur për vdekjen e legjendës Diego Armando Maradona.

Argjentinasi kishte një dashuri të madhe për qytetin, ku kalojë një pjesë të madhe të jetës së tij.

Gattuso tha se për këtë qytet, Maradona do të jetë gjithmonë i gjallë.

“Diego nuk do të vdes kurrë, veçanërisht për këtë qytet, që ishte shumë me fat që e kishte atë”, tha Gattuso.

Për nder të legjendës, stadiumi i Napolit, ka marrë emrin ‘Diego Armando Maradona’.

Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare./VAR Kosova/