Ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs, ka folur për një ngjarje interesante ku ishte i përfshirë edhe braziliani Kaka.

Një incident ndërmjet futbollistëve kishte ndodhur gjatë një ndeshje ndërmjet Milanos dhe Manchester United.

Kaka e kishte kapur për fyti uellsianin Giggs.

“Unë e faulova Kakan dhe ai ma kapi fytën dhe ne u fjalosëm”, tregon Giggs.

“Pas ndeshjes, ai (Kaka) bashkë me Gattuson ishin duke më pritur. Gattuso më tha që Kaka dëshiron të kërkojë falje por nuk flet anglisht. I thash që nuk ka asnjë problem. Pasi Gattuso ia përktheu atë që thash unë, Kaka erdhi dhe ma dha një përqafim dhe më kërkoi falje përsëri. I shkëmbyem fanellat. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë”, tregon uellsiani.