Mesfushori hungarez me tipare sulmuese, Dominik Szoboszlai, shënoi gol shumë të rëndësishëm të enjten mbrëma.
Goli i tij, ka dërguar Hungarinë në Euro2020, pasi mposhtën 2-1 Islandën.
Ky gol dhe paraqitjet tjera të mira me skuadrën Red Bull Salzsburg, kanë bërë që për shërbimet e 20-vjeçarit, të interesohet Real Madrid.
AS raporton se skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane, është duke e shikuar me interesim të madh yllin hungarez.
Për Dominik Szoboszlai ka shprehur interesim edhe Leipzig dhe Arsenali, si dhe disa skuadra tjera të mëdha europiane.
Real Madrid është duke tentuar të gjejë një zëvendësues të Luka Modric dhe Dominik Szoboszlai shihet si një opsion kreativ dhe i mundshëm./VAR Kosova/



























