Java e 15-të e elitës së futbollit të Kosovës, sot sjell njerin nga derbit më të mëdha shqiptar ku ndeshën Gjilani e Drita, shkruan “Zeri.info”.
Rivaliteti i këtyre dy skuadrave gjithmonë ka qenë i madh, mirëpo sivjet duket të jetë edhe më interesant për faktin se të dyja skuadrat janë në luftë për titull ashtu siç ishin edicionin e kaluar kur Drita përfundoi kampione ndërsa Gjilani në pozitën e dytë.
Se kush do të festojë këtë herë mbetet të shihet por një është e sigurt lufta në fushë do të jetë e jashtëzakonshme. Mungesa e vetme e madhe e kësaj ndeshjeje do të jetë mungesa e tifozëve pasi luhet me dyer të mbyllura dhe si “Skifterët” ashtu edhe “Intelektualët” ndeshjen do ta ndjekin nga televizioni.
Ndeshja Gjilani – Drita nis nga ora 13:30.
Sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër ajo ndërmjet Feronikelit dhe Ttrepçës’89, sfidë kjo që luhet nga ora 13:00 dhe pritet të sjellë një takim mjaft joshës dhe të luftuar në fushë. Kjo ndeshje nis nga ora 13:00.
Formacionet:
Gjilani: Koliqi, Rapa, Fustar, Veliu, Jackson, Useini, Aziz Keita, Musolli, Kqiku, Progni, Nikaç Kryetrajner: Gentjan Mezani.
Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Namani, Fazliu, Xh.Shabani, Ajzeraj, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu