Leicester City arriti të fitonte në Elland Road me rezultat 1-4, kundër Leeds United.

Sulmuesi anglez Jamie Vardy, përsëri ishte protagonist i ndeshjes.

Ai asistoi fillimisht për golin e parë të mysafirëve në minutën e 2-të të ndeshjes.

Harvey Barnes shënoi pas asistimit të Vardyt, që shfrytëzoi shumë mirë gabimin e mbrojtjes vendase.

Belgu Youri Tielemans shënoi në minutën e21-të për dyfishimin e epërsisë.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan një gol. Stuart Dallas shënoi në minutën e 48-të.

Jamie Vardy, i cili u zëvendësua në minutën e 85-të, shënoi golin e 110- të në Premier League në minutën e 76-të.

Turku Cenigz Under asistoi për mrekulli për Vardyn, që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Jamie Vardy ka më shmë gola në Premier League se të gjithë këta lojtarë: Cristiano Ronaldo, Dennis Bergkamp, Eric Cantona, Fernando Torres, Ryan Giggs, Didier Drogba, Ole Gunnar Solskjaer, Carlos Tevez, Eden Hazard dhe Luis Suarez.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, belgu Tielemans shënoi golin e dytë dhe të fundit në këtë ndeshje./VAR Kosova/