Tre gola janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes së javës së tetë në Premier Leauge, ndërmjet Everton dhe Manchester United.
Vendasit kanë shënuar në minutën e 19-të të ndeshjes.
Ishte braziliani Bernard ai që mposhti portierin spanjoll David de Gea, me një goditje përtokë.
Anglezi Dominic Calvert-Lewin ishte asistuesi i golit të parë sot në Goodison Park.
Pak minuta më vonë, 26-të, portugezi Bruno Fernandes, shënoi një gol shumë të bukur.
Unitet kalojë në epërsi në minutën e 32, me anë të Marcus Rashford, i cili po ashtu shënoi me kokë, pas asistimit të Fernandes./VAR Kosova/