Ka më shumë se 16 vjet që Arsenali nuk ka fituar titull të Premier League. Por këtë mund ta bëjë pas dy vjetësh.
Kështu beson braziliani Willian, që u transferua nga Chelsea te Arsenali.
Willian mbështet besimin e tij te puna e trajnerit spanjoll Mikel Arteta.
“Arsenali ka trajner të shkëlqyeshëm dhe ka shanse të mira të luftojë për titull”, tha Willian për Daily Mail.
“Ne mund ta fitojmë ligën. Ndoshta jo këtë vit, por vitin tjetër. Jam i motivuar për më shumë sukses”, tha Willian./VAR Kosova/



























