Goli i parë i Lirim Kastratit i shënuar sonte, i dha fitoren e parë pas 10 ndeshjeve Kosoëvs.

Pas ndeshjes, Kastrati tha se është i lumtur për golin, por më shumë për fitoren.

Megjithatë, ai ka zbuluar se para ndeshjes kishte pasur temperaturë, mirëpo kjo nuk e ndaloi që të luante.

“Sot isha me temperaturë shumë të lartë, por u mundova maksimalisht për Kosovën”, tha Kastrati.

“Shyqyr që pas 10 ndeshjeve shënuam fitore, s’ka rëndësi kush ka shënuar. Normalisht që është një gol shumë i rëndësishëm për mua, pasi është goli i pare”, tha Kastrati.

“Kam bërë një ndeshje të mirë, por nuk jam i kënaqur me veten. Kryesorja është që kemi bërë një fitore dhe është mirë që është kthyer atmosfera në kombëtare”, tha Kastrati pas ndeshjes./VAR Kosova/