Sulmuesi i skuadrës turke Fenerbahçe, Kemal Ademi ka qenë njëri nga emrat më të përfolur kohëve të fundit në Kosovë, Zvicër e Turqi.
Sulmuesi shtatlartë ka kompletuar javë më parë transferimin te Fenerbahce nga Baseli, por ai ende nuk është i vendosur se për kë do të luaj.
Kosova e Zvicra e duan, por në skenë ka dalë edhe Kombëtarja e Turqisë.
“Me Kemal Ademin kemi pasur kontakte dhe vazhdojmë të kemi”, tha Agim Ademi për Telegrafin.
“Kam dëshirë që Kemali të vendoset mirë në skuadrën e Fenerbahçes pasi ndryshimi i ekipit nganjëherë është problem. Me Kemal Ademin kam kontakt të vazhdueshëm dhe ai do të jetë me ne, por fillimisht duhet të ambientohet te Fenerbahçe”, ka thënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi.