Tottenham Hotspur ka mposhtur me rezultat 2-0 Manchester Cityn.
Heung-min Son shënoi golin e parë në ndeshje. Ky ishte goli i tij i nëntë në nëntë ndeshje.
Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë. Argjentinasi Giovani Lo Celso, shënoi në minutën e 65-të, pas sekonda pasi hyri në lojë.
Për golin e tij asistoi Harry Kane, e që dhuroi asistin e nëntë këtë sezon.
Me këtë fitore, skuadra e Jose Mourinhos është e para në tabelë në Premier League./VAR Kosova/