Ka përfunduar takimi ndërmjet Milanit dhe Fiorentinës në “San Siro”.
Dy gola në pjesën e parë të takimit i kanë mjaftuar skuadrës së Milanit të arkëtoj tre pikë ndaj Fiorentinës.
Në minutën e 17-të, mbrojtësi “kuqezi”, Romagnoli kaloi në epërsi “Rossonerët” këtë takim.
Për ta ngritur epërsinë në 2:0 u përkujdes mesfushori, Kessie që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në mintuën e 28-të.
I njëjti futbollist kishte mundësi të artë ta trefishonte epërsinë, kur në minutën e 40-të nuk shënoi nga penalltia, në takimin e vlefshëm për javën e nëntë në Serie A.
Gola në pjesën e dytë nuk pati dhe kështu Milani triumfoi duke e ruajtur vendin e parë.
“Kuqezinjtë” e Piolit kanë 23 pikë në vendin e parë dhe janë larg Interit dy pikë.
Kurse, Fiorentina zë vendin e 16-të në elitën e futbollit italian.