Juventusi ka arritur të fitojë si mysafir i Ferencvarosit me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” e kishte marr seriozisht këtë ndeshje pas humbjes nga Barcelona, duke e nisur në sulm nga minuta e pare.
Goli erdhi pas shtatë minutash lojë, kur Alvaro Morata u gjend më së miri në zonë duke tundur rrjetën për 1-0.
Juventusi kishte edhe dy raste në këtë pjesëlojë me Federico Chiesan dhe Cristiano Ronaldon por nuk arritën t’i konkretizonin.
Në pjesën e dytë Juventusi shënoi edhe tri herë.
Alvaro Morata ngriti epërsinë në 2-0 pas një aksioni të bukur të Juventusit.
Spanjolli doli nga loja për t’i lënë vend Paulo Dybalas, i cili shënoi dy herë, pas dy gabimeve në mbrojtjen e hungarezëve.
Fillimisht argjentinasi gjeti golin në minutën e 73-të, pastaj edhe në minutën e 81-ti.
Ferencvaros gjeti golin e nderit në minutën e fundit të kohës së rregullt me Bolin (4-1).
Deri në fund edhe pse kishte raste, më gola nuk pati, duke bërë që Juventusi të marr fitoren e dytë dhe me gjashtë pikë, tani është në vendin e dytë.