egjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij. Lajmet nga Argjentina tashmë janë konfirmuar se ai momentet e fundit të jetës i ka kaluar në shtëpi të tij.
Lajmin për vdekjen e Maradonës, trajner shqiptar Ismet Munishi e ka kuptuar me pikëllim të madh.
Munishi gjithmonë në paraqitjet e tij ka përmendur Maradonen si idol të tij dhe se birit të tij ia ka vendosur emrin Diego, për shkak të futbollistit argjentinas.
“Ka vdekur futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave, idoli i fëmijërisë. Idoli që e kam pasur si futbolllist. Unë do ta mbajë mend Maradonen si futbollisti që ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën, futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave pa asnjë pikë dyshimi, një pjesë e fëmijërisë time paska vdekur me Maradonën”, deklaroi Munishi për Insportin.
Tashmë mediat kanë mësuar edhe arsyen e vdekjes së legjendës argjentinase.
Pas një operimi në kokë, Maradona pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë.
Disa ditë pasi festoi 60 vjetorin e lindjes, Maradona vdiq.
Maradona me Kombëtaren e Argjentinës fitoi Kupën e Botës dhe udhëheqi Napolin drejt titullit të parë në Serie A.