Ylli i Kosovës dhe Lazios, Vedat Muriqi luajti 20 minuta kundër Zenitit të Shën Petersburgut në fitoren 3-1 të Lazios në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan VAR Kosova.

Muriqi shpërdoroi një mundësi të mirë për të gjetur golin e parë në fanellën e klubit italian.

Në fund të ndeshjes duket se ai ka pësuar një lëndim.

Sipas ‘Il Messaggero’ Vedat Muriqi ka ndjerë një tërheqje muskulore dhe sonte do t’i nënshtohet ekzaminimit.

Ai mungoi në stërvitjen e sotme me Lazion.

Ndryshe, sulmuesi shqiptar realizoi 2 gola në 3 ndeshje me Kosovën, kundër Shqipërisë dhe Moldavisë por ende nuk po arrinë të zhbllohohet te Lazio. /VAR Kosova/