Nuk ka asnjë dyshim se fitorja e mbrëmshe në Serbi, ishte dicka e pabesueshme për Skocinë.
Kombëtarja skoceze do të luajë në gara të mëdha europiane, për herë të parë pas 22 vjetësh.
Krejt kjo falë pritjes së penalltisë së sulmuesit serb Aleksandar Mitrovic, nga portieri David Marshall.
Një tifoz skocez ka montuar videon e këtij momenti me këngën e filmit të famshëm Titanik.
Të njëjtën video e ka postuar në rrjetet sociale dhe e njëjta tashmë është bërë virale./VAR Kosova/