Kosova mbrëmë zhvilloi ndeshjen e fundit për edicionin e Ligës së Kombeve, duke arritur fitoren e parë pas dhjetë ndeshjeve pa fitore. Përfaësuesja e Kosovës mposhti Kombëtaren e Moldavisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat mininmal 1:0.
Edhe kjo ndeshje u zhvillua pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit për shkak të situatës pandemike në vendin tonë me koronavirus.
Megjithatë, Federata e Futbollit të Kosovës ka përdorur standarde të dyfishta, pasi i ka lejuar disa “tifozë special” që ta shikojnë ndeshjen nga afër, pra në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në këtë ndeshje prezent ishin dy pronarë të lokaleve të natës në Prishtinë, Lauras Meha dhe Arian Henci.Laurasi në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar fotografinë nga stadium “Fadil Vokrri”.
Henci dhe Laurasi ndeshjen e shikuan në një nga boxet e stadiumit, madje duke darkuar e pirë alkool dhe pa respektuar masat anti-covid.
Me informacionet që Insporti posedon, kjo dyshe nuk mbajnë ndonjë post në FFK apo janë puntorë të ndonjë medie.
Përveç që shikuan ndeshjen në stadium, ata vizituan edhe futbollistët e Përfaqësueses në hotelin në të cilin janë të vendosur.
Në vizitë ishte edhe ish sulmuesi i njohur i Prishtinës, Enis Fetahu.
Fetahu në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar një fotografi më reprezentuesin e Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe kapitenin Samir Ujkanin, të cilin e ka familjar.
Një tjetër standard i dyfishtë nga ana e FFK-së, pasi vizitat, intervista dhe kontatket me Përfaqësuesen e Kosovës gjatë qëndrimit në hotel janë të ndaluara rreptësisht për shkak të situatës me koronavirus.
Të paktën, kështu u është thënë punëtorëve mediale, të cilat kanë kërkuar intervista të ndryshme me reprezentuesit “Dardan”.
FFK-ja po ashtu një ditë para ndeshjes nuk lejoi ekipin e Insportit të përcjellë konferencën e ndihmëstrajnerit, Muharrem Sahitit, me arsyetimin e pandemisë.
“Nuk mundeni ju dy me hi në sallë, për shkak të distancës sociale që duhet të respektuar”, ishte një ndër arsyetimet e zyrtarëve të FFK-së.
Zyrtarë të cilët vetë nuk respektojnë distancën sociale dhe lejojnë “tifozë special” në ndeshjet e Kosovës, të cilët nuk kishin të vendosur maskat.
Ndeshjen nga shkallët e stadiumit e shikuar edhe kryemnistri i Kosovës, Avudllah Hoti së bashku me minstren e Sportit, Vlora Dumoshi.
Kosova me fitoren ndaj Moldavisë siguroi qëndrimin në Ligën C edhe për një edicion të Ligës së Kombeve.