Tre gola nga Carlos Soler dhe një autogol i mbrojtësit Rafael Varane, kanë bërë që Valencia të marrë tri pikë në ndeshjen me Real Madridin.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 23-të, me golin e sulmuesit francez, Karim Benzema.
Por njeriu i ndeshjes Carlos Soler, shënoi tri herë në portën e Courtois.
Fillimisht në minutën e 35-të, për të barazuar rezultatin dhe pastaj në minutat 54 dhe 63. Që të tri golat, mesfushori spanjoll i shënoi nga pika e bardhë.
Kurse mbrojtësi francez i Realit, Rafael Varane, shënoi autogol në minutën e 43-të./VAR Kosova/