Një përballje tjetër ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte.

Kombëtarja e Kosovës U21 do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Futbollistët e Kosovës do të luajnë me të rinjtë e Shqipërisë nga ora 19:00.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është e vlefshme për grupin 3.

Kjo ndeshje do të transmetohet nga televizioni publik i Kosovës RTK.