Sulmuesi shqiptar i Ferencvaros, Myrto Uzuni është shëruar nga Covid-19, pas një beteje të gjatë me të, shkruan VAR Kosova.
Lajmi u dha nga vetë futbollisti beratas përmes një postimi në Instastory, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin: Më në fund u riktheva!
Akoma nuk dihet nëse Uzuni do të aktivizohet ndaj Juventusin në Ligën e Kampioneve ditën e nesërme.
Reprezentuesi shqiptar, 25-vjeçar, ka munguar në sfida të rëndësishme për klubin e tij në kampionat gjithashtu dhe në Ligën e Kampionëve ku Ferencvaros është sfiduar me Barcelonën dhe Dinamo Kiev.
Një lajmi i mirë, ky edhe për teknikun e kombëtares shqiptare, Edi Reja i cili mund të mbështetet te cilësitë e Uzunit për sfidat e muajt nëntor.