Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, shënoi një gol mbrëmë që do t’i dhuronte fitoren kombëtares së tij.

Messi shënoi në pjesën e dytë kundër Paraguait, kur rezultati ishte 1-1.

Por goli i Messit u anulua nga sistemi VAR.

Goli i parë në ndeshje u shënuar nga Angel Romero, që shënoi nga pika e bardhë për epërsinë e mysafirëve.

Argjentina barazojë rezultatin me golin e Nicolas Gonzales.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës dhe Argjetina vazhdon të jetë në vendin e parë në grup, ku kanë tubuar shtatë pikë pas tre ndeshjeve, ndërkohë paraguaianët me pesë pikë mbajnë vendin e katërt.