“Amazon” ka njoftuar të premten se do t’i transmetojë ndeshjet e Ligës së Kampionëve në Itali nga edicioni i ardhshëm.
Gjiganti amerikan është duke vazhduar me shtrirjen masive në tregun e të drejtave televizive në botën e futbollit.
“Amazon prime” ka fituar të drejtat televizive për 16 ndeshjet e së mërkurës, si dhe për Superkupën e UEFA-së për edicionet 2021-24.
Nga kompania thonë se do t’i transmetojnë ndeshjet e klubeve italiane, nëse kualifikohen, deri në gjysmëfinale.
“Amazon mezi pret të nis edicioni i ardhshëm në Ligën e Kampionëve, njëra prej garave më të mëdha në botë”, thotë një zëdhënës i “Amazon”.
“Ne e dimë se tifozët e futbollit italian janë më të pasionuarit në Evropë”, tregoi ai.
“Amazon” tashmë i shfaq ndeshjet e futbollit në Gjermani si dhe ka të drejtat për disa ndeshje të Premierligës angleze.