Ylli britanz, Gareth Bale, i cili momentalisht është huazuar në Tottenham Hotspur nga Real Madridi ka folur rreth çështjes së lojtarëve më të mirë në botë, transmeton VAR Kosova.
“Në qoftë se nuk do të ishte për lëndime, unë do të isha në debatin e njejtë me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin”.
“Në stërvitje në Real Madrid, unë isha goditësi më i mirë i goditjeve të lira, finalizuesi më i mirë, por Cristiano Ronaldo preferohej të merrte të gjitha ndërprerjet përveç kornerëve. Në stërvitje unë isha më i mirë” – u shpreh uellsiani Bale.
“Në finale të Ligës së Kampionëve unë bëja jashtëzakonisht mirë, sidomos ndaj Atletico Madridit, ku ishim dy minuta nga humbja, por unë i shpëtova dhe ne fituan 4-1. Ndaj Liverpoolit, unë shënova një gol sensacional por askush nuk dëshiron të pranoj që është goli më i mirë në Ligën e Kampionëve vetëm pasi emri im është Gareth Bale” – përfundoi ai.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme Gareth Bale është lënduar dhe pritet të mungojë për disa javë./VAR Kosova/