Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Mërgim Berisha nuk ka të ndalur së shënuari në Ligën e Kampionëve për klubin austriak, Red Bull Salzburg, shkruan VAR Kosova.
Berisha ka shënuar golin e epërsisë për Salzburgun në minutën e 28-të, për rezultatin 0:1.
Por, ylli shqiptar vazhdoi me formën e mirë duke e shënuar edhe golin e dytë të mbrëmjës.
Ai shënoi në minutën e 41 për rezultatin 0:2.
Salzburg është duke përballur me skuadrën ruse Lokomotivën e Moskës në kuadër të Grupit A. Në rast të fitores, atëherë skuadra austriake do të renditet në pozitën e tretë me katër pikë, ndërsa rusët nga Moska do të renditen në pozitën e fundit me tri pikë.
Ky është goli i pestë për Berishën në pesë ndeshje sa ka zhvilluar. /VAR Kosova/