Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Mërgim Berisha nuk ka të ndalur së shënuari në Ligën e Kampionëve për klubin austriak, Red Bull Salzburg, shkruan VAR Kosova.
Berisha ishte futbollisti i ndeshjes duke shënuar dy golat e para të ndeshjes.
Ai shënoi golin e epërsisë për Salzburgun në minutën e 28-të, për rezultatin 0:1.
Por, ylli shqiptar vazhdoi me formën e mirë duke e shënuar edhe golin e dytë të mbrëmjës.
Golin e dytë shënoi në minutën e 38-të për rezultatin 0:2.
Berisha zhvilloi 90 minuta duke u zëvendësuar në minutat shtesë.
Rezultati përfundimtar i ndeshjës 1:3, duke arritur një fitore të madhe skuadra austriake.
Me këtë fitore skuadra austriake do të renditet në pozitën e tretë me katër pikë, ndërsa rusët nga Moska do të renditen në pozitën e fundit me tri pikë.
Ky është goli i pestë për Berishën në pesë ndeshje sa ka zhvilluar. /VAR Kosova/