Futbollisti shqiptar nga Kosova, Mërgim Berisha do të jetë titullar për skaudrën e tij austriake, Red Bull Salzburg në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Berisha do t’i prijë sulmit të austriakëve ndaj Lokomotivës së Moskës.
Sulmuesi Berisha në Ligën e Kampionëve ka qenë në top formë, duke i shënuar dy herë Bayern Munich, në dy përballjet që kanë zhvilluar. Gjithashtu, Berisha i ka shënuar edhe skuadrës spanjolle, Atletico Madrid në xhiron e kaluar.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin A, në të cilin bëjnë pjesë edhe Bayern Munich dhe Atletico Madrid.
Salzburg përkundër golave të Berishës renditet në pozitën e fundit me një pikë dhe në rast të fitores do të shtojë gjasat për pozitën e tretë, që garanton Ligën e Evropës.
Ndeshja fillon nga ora 18:55 dhe do të zhvillohet në kryeqytetin rus, Moska. /VAR Kosova/