Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Blerim Xhemajli ka nënshkruar kontratë me Zurich, transmeton VAR Kosova.
Xhemajli, i cili më pare kishte qenë kapiten i Zurich, është rikthyer në klub pas 13 vitesh. Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare që do ta mbajë në kryeqytetin e Zvicrës deri në qershorin e vitit 2022.
34 vjeçari i lindur në Tetovë e ka nisur karrierën futbollistike në klubin e Zurichut, teksa pas 135 ndeshjeve dhe tre trofeve, ishte larguar në drejtim të Bolton Wanderers në Premier Ligë në moshën 21 vjeçare.
Së fundmi, Xhemajli ishte pjesë e klubit kinez Shenzhen FC.
Në Zurich ai do të luajë së bashku me Fidan Alitin, Hekuran Kryeziun e Benjamin Kolollin./VAR KOSOVA/