Harry Kane është njëri nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë dhe në Kombëtaren angleze, transmeton VAR Kosova.

27 vjeçari ka qenë në formë fantastike këtë sezon nën drejtimin e Jose Mourinhos, ku ka shënuar 9 gola në Premier Ligë, si dhe ka dhuruar 10 asistime.

Por, e ardhmja e tij mund të mos jetë në veri të Londres.

Sipas gazetarit të njohur, Christian Falk, i cili punon për të përditshmen gjermane “Bild”, Manchester City është duke përgatitur një ofertë për 100 milionë eurosh për transferimin e Harry Kane në “Etihad”.

Me lëndimet e shpeshta të Sergio Agueros dhe formën jo të mirë të Gabriel Jesus, City është duke vrejtur mungesën e një sulmuesi dhe profili i Harry Kane i përshtatet mjaft mirë Pep Guardioles.

Ende nuk dihet nëse Tottenham Hotspur do të pranojë një ofertë të tillë, por gjërat kanë filluar të lëvizin në këtë drejtim.