Zemra e Diego Armando Maradonës pushoi së rrahuri më 25 nëntor të vitit 2020, ndërsa pas vdekjes kanë filluar të dalin në dritë shumë prapaskena rreth jetës së tij.

Së fundmi është zbuluar edhe një makinë e Maradonës, që argjentinasi e kishte blerë në vitin 1982.

Ajo që befason të gjithë është se makina është një Fiat i thjeshtë, që përdorej shumë nga italianët në atë kohë.

Në të njëjtën kohë Maradona ka pasur edhe një Ferrari, e cila ishte makina e parë në ngjyrë të zezë e kësaj marke të njohur.

I ndjeri Enco Ferrari, pronari i kompanisë për makina sportive, u mundua ta bindte Maradonën në atë kohë se ngjyra e zezë nuk ishte e përshtatshme për një Ferrari, por ai nuk u bind dhe u bë pronari i parë i një Ferrari të zi.