Ylli francez Kylian Mbappe, është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Njëjtë ishte edhe sonte në ndeshjen ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Lorient.
Mirëpo, këtë herë ai nuk ishte protagonist vetëm për lojën e tij, pasi shënoi gol nga penalltia, por edhe për pamjen e tij.
Francezi u prezantua me një stil të ri të flokëve. Mbappe tashmë ka ngjyrosur flokët e tij me ngjyrë shumë interesante.
Pas postimit të fotografisë së tij gjatë ushtrimeve para ndeshjes, kanë filluar talljet në rrjetet sociale.
Stilin e ri të tij, shumë faqe e kanë krahasuar me shkumësin që përdoret në lojën e bilardos./VAR Kosova/