Union Berlin ka arritur të fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Dortmund. Pas ndalën në barzazim 1-1, kampionët e Bayern, Unioni merr një fitore të rëndësishme ndaj Dortmund. Vendasit gjejnë golin e parë të ndeshjes në pjesën e dytë me Awoiyi, ndërsa 3 minuta më vonë verdhezinjtë barazojnë ndeshjen në 1-1.
Moukoko, 16 vjeçari i Dortmund tund rrjetën duke barazuar ndeshjen, ndërsa shkruan histori duke u bërë lojtari më i ri në Bundesligë që shënon gol. Festa e tij prishet nga Friedrich që në minutën e 78-të me kokë mposht portierin Burki dhe I jep 3 pikë Union Berlinit.
Me këtë fitore, Union renditet në vend të 5-të me 21 pikë, një pikë më pak se Dortmund që renditet në vend të 4-të.