Fernando Llorente është një opsion, por jo i vetmi. Juventusi mendon të afrojë edhe një tjetër sulmues dhe në skenë ka dalë edhe Graziano Pelle, sulmuesi që ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Italisë.
Shandong Luneng është ekipi aktual i Pelle, i cili pritet të largohet nga Kina. Ai i është propozuar Milanit fillimisht dhe tani emri i tij është vënë edhe në tavolinën e drejtuesve të Juventusit.
Deri më tani gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe të një propozimi për bardhezinjtë, që duhet të vendosin se kush është lojtari më i përshtatshëm për ta. Pelle luan në Kinë prej vitit 2016 dhe në 103 ndeshje ka shënuar 51 gola.