Kapiteni i Barcelonës Lionel Messi, ka folur për shumë gjëra në një intervistë.

Ai foli për futbollin, fitoret, humbjet, për jetën dhe familjen e tij. Nuk mund të mos e përmendte vdekjen e legjendës Diego Armando Maradona.

“E mora vesh për vdekjen e Maradonës nga një mesazh nga im atë. Isha në shtëpinë time dhe u çmenda. Askush nuk e priste dhe askush nuk e beson në ditën e sotme. Ishte diçka e tmerrshme”, tha Messi.

“Unë nuk e mendoj fare funeralin tim, por ajo që u bë për Diegon ishte e merituar. Unë nuk mendoj për vdekjen. Thjesht ndonjëherë se çfarë do të bëjnë fëmijët dhe familja ime, por jo shumë”, tha argjentinasi.