BRUGGE, BELGIUM - DECEMBER 11: Rodrygo of Real Madrid celebrates his goal during the UEFA Champions League group A match between Club Brugge KV and Real Madrid at Jan Breydel Stadium on December 11, 2019 in Brugge, Bruges, Belgium. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)

Zinedine humbet një element shumë të rëndësishëm, pikërisht sulmuesin Rodrygo.

Braziliani vuan nga një dëmtim në tendinë dhe ishte vetë klubi madrilen që e konfirmoi lajmin, por mesa duket  ai do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Sipas emisionit televiziv “El Chiringuito”, 19-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajneri Zidane për plot 3 muaj.

Sërish jo me fat francezi, i cili ka vuajtur gjatë gjithë këtij sezonit me dëmtimet e shpeshta të lojtarëve. Rodrygo është aktivizuar në 11 ndeshje në këtë sezon të La Ligas, ku ka dhuruar dhe katër asiste për shokët e skuadrës.

Tashmë duhet të presim të paktën deri në muajin mars që ta shikojmë përsëri në fushë atë. Në sulm Zidane ka vuajtur mungesat e Hazard dhe Jovic për shumë kohë, ndërkohë që edhe Benzema e Vinicius kanë munguar në ndeshje të caktuara.