Pesë fitore radhazi në kampionat. Real Madrid ka lënë pas krizën dhe po kalon një moment shumë të mirë në La Liga. Kampionët në fuqi mposhtën 2-0 në shtëpi skuadrën e Granadës.

Të dy golat e fitores u realizuan në pjesën e dytë. Casemiro zhbllokoi takimin në minutën e 57-të. Mesfushori brazilian kërceu me kokë në zonë e ekipit kundërshtar dhe topi në rrjetë.

Në minutën e katërt shtesë të përballjes erdhi edhe goli i qetësisë. Atë e realizoi Karim Benzema (goli i tetë në kampionat për sulmuesin francez).

Benzema finalizoi një kundërsulm të shpejtë të “Los Blancos”, që fituan 2-0 këtë takim. Ekipi i Zidane vijon të ndajë kreun e renditjes me Atletico Madrid (ka luajtur dy ndeshje më pak).